Feb 8, 2010 17:04
14 yrs ago
English term

health visitor

English to Albanian Medical Medical: Health Care
Nga kërkimi në internet e kuptoj se çfarë mund të jetë, por do të doja më shumë një përkthim të termit.

Bëhet fjalë për këtë http://en.wikipedia.org/wiki/Health_visitor

Faleminderit për ndihmën!

Proposed translations

+4
2 mins
Selected

Infermjere ose mami që shërben në komunitet

Janë persona të cilët sikurse e kam përmendur mësipër punojnë në komunitet, pra bëjnë vizita në familje për të gjitha grupmoshat.

--------------------------------------------------
Note added at 20 mins (2010-02-08 17:24:49 GMT)
--------------------------------------------------

Infermjeret dhe mamitë (pa diskriminuar meshkujt infermjerë apo mami :)) që shërbejnë në komunitet bëjnë një trejnim të posaçëm shtesë mbi shëndetin parësor për të ushtruar këtë profesion. Shpesh mendohet se ato janë vetëm mami që mbikqyrin ecurinë e foshnjave në javët e para por nuk është e saktë. Infermjeret apo mamitë e komunitetit ofrojnë shërbime të një game të gjerë për gratë shtatzëna, nënat e reja, e personat me probleme shëndetësore fizike e mendore të çdo moshe.
Example sentence:

http://www.nhscareers.nhs.uk/details/Default.aspx?Id=807

Peer comment(s):

agree Susanne Glas
2 hrs
Thanks Susanne
agree Ledja : është shpjegimi më i saktë,si nga niveli i kualifikimit dhe nga detyrat që kryejnë.Nga përvoja ime,ato ndihmojnë kryesisht nënat me fëmijë deri në 3 vjeç,nganjëherë deri në 5,varur nga nevojat shëndetësore apo sociale.Drejtojnë dhe konsultoret javore.
3 hrs
Thanks Ledja. I believe this as a term is only used in the UK.
agree Fabiana Papastefani-Pezzoni
13 hrs
Faleminderit Fabi
agree Eva T
29 days
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Faleminderit!"
8 mins

mami shtepie

infermiere te licensuara qe ju sherbejne kryesisht nenave mbas lindjes dhe femijeve me te meta mendore
Something went wrong...
+2
1 hr

mami-infermiere

Në sajtin e Ministrisë së Shëndetësisë janë quajtur mami-infermiere.
Peer comment(s):

agree Fabiana Papastefani-Pezzoni
12 hrs
Thanks Fabiana :))
agree Ledja : Ky mund të jetë emërtimi më i përafërt në shqip, megjithatë personat e kualifikuar në këtë detyrë janë të angazhuar më tepër në aspektin e lindjes dhe të porsalindurit: http://www.business.global-article.ws/sq/certified-nurse-mid...
3 days 22 hrs
Faleminderit Ledja :). Unë mbaj mend që mami-infermieret vinin nga konsultorja në shtëpitë tona për të na bërë vaksinat, etj. Në lidhjen në vijim thuhet se ato kujdesen për fëmijët 0-14 vjeç. http://www.avokatipopullit.gov.al/Raporte/PRV32008.pdf
Something went wrong...

Reference comments

40 days
Reference:

Infermiere komuniteti

Këto infermiere kujdesen për njerëzit me nevoja të veçanta, me sëmundje kronike si dhe për nënat që porsa kanë lindur.
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search