Glossary entry

English term or phrase:

plug-in

Albanian translation:

Shtojca

Added to glossary by Elvana Moore
Jun 30, 2009 07:46
14 yrs ago
English term

plug-in

English to Albanian Tech/Engineering IT (Information Technology) Software
Any plausible equivalent for "plug-in" in Albanian?

Thank you in advance!
Change log

Jul 14, 2009 06:43: Elvana Moore Created KOG entry

Discussion

Ledja Mar 20, 2018:
M'u desh përkthimi sot dhe hasa këtë faqe. Sugjerimi i këtushëm është njëfjalësh - siç ma do puna - por jo specifik. Si i bëhet për "add-ons", që përputhen më fort me "shtojca"? Microsoft-i tani përmban përkthimin "përbërës shtesë" - që prapë nuk qullos gjë për nga specifika.
Αlban SHPΑTΑ (asker) Jun 30, 2009:
Në fakt nuk dhashë kontekst sepse mendova se ishte dicka që shumë prej nesh e kemi hasur në punën tonë të përditshme në PC.

Bëhet fjalë për 'plug-in' sic trajtohet në këtë lidhje të Wikipedias:

http://en.wikipedia.org/wiki/Plugin
Monika Coulson Jun 30, 2009:
Konteksti? Alban, a mund të japësh pak kontekst? Pa të s'mund të jap ndonjë mendim, se fjala ka kuptime të ndryshme në kontekste të ndryshme :) :) :).

Proposed translations

+5
4 mins
Selected

Shtojca

Nëse bëhet fjalë për këtë kontekst http://en.wikipedia.org/wiki/Plugin do të sugjeroja programe shtojca apo shtesa. Elvana

--------------------------------------------------
Note added at 1 hr (2009-06-30 09:37:33 GMT)
--------------------------------------------------

Alban, po vë disa faqe interneti si shembuj ku është përdorur termi "shtojca" për plug-in/add-onns.
http://www.publiku.com/blog.php?user=teknologji¬e=28168
http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=1653993
Peer comment(s):

agree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Më pëlqen kjo ide
1 hr
Faleminderit FabiË) Kam disa kohë e përdor këtë term, por e kam ndeshur së fundi dhe në një dokument të Microsoftit në shqip.
agree Juliana Cullafiq : Përkthim i drejtë, nëse bëhet fjalë për një program të vogël i cili i bashkëngjitet një aplikimi më të madh, për të ofruar më tepër funksione.
2 hrs
Faleminderit Juliana!
agree Ahmet Murati : unë e përdori këtë term në terminologjinë TI përkatësisht për softuerë
22 hrs
Faleminderit Ahmet.
agree Iliana2010 : sipas kontekstit ne wikipedia, "program shtesë". sidoqoftë fjalia e plotë do ndihmonte shumë më tepër....
6 days
Faleminderit Iliona.
agree Eva T
31 days
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Selected automatically based on peer agreement."
19 mins

Prize, fishe; plugin

Alban,
duhet patjeter konteksti. Minimalisht nje fjali.
Sepse se pari ka kuptimin 'prize' ose 'fishe'
se dyti, ne fushen e software-ve, ne shqip vazhdojme ta quajme 'Plugin', qe sic mund ta dish eshte nje file qe ben ndryshime apo percakton disa karakteristika te caktuara ne nje aplikacion.
Something went wrong...
-1
4 hrs

I ngulur

Përshëndetje Alban

Po të dërgoj përkthimin që i bën Microsoft kësaj fjale. Duket se Microsoft tashmë e ka "zyrtarizuar" gjuhën shqipe të programeve të tij. Edhe pse përkthimi ngjan paksa i çuditshëm, them se si version zyrtar që është duhet pranuar (të paktën kur bëhet fjalë për IT, programet Microsoft).

E gjen tek "Microsoft Language Portal - Online Terminology and Glossary Search"
ne http://www.microsoft.com/language/en/us/search.mspx

Shpresoj të të ndohmojë sadopak
Përshëndetje të ngrohtë
Arta
Peer comment(s):

disagree Blendi Kraja : Ju lutem jepni burime serioze. Perkthime ma katastrofale se dy shembujt per "plugin" nga Microsoft-i, nyja juej, nuk kam pa. Microsofti nuk zyrtarizon kurrgja ne shqip, ne zyrtarizojme. Un, ti, ai, ajo... ne.
8 hrs
Me vjen keq qe Faqa zyrtare e Microsoftit ne shqip nuk ju duket serioze. Perkthimet ne disa raste, (si ne rastin tone konkret) lene per te deshiruar por, mgjt. ato tashme jane zyrtare, te pakten per te gjitha productet e Microsoft. Pershendetje
Something went wrong...
-1
53 mins

plugin

Nuk ka perkthim tjeter deri tani ne kontekstin IT. Kam perkthy Joomla!-n ne shqip, qe asht program me ba faqe interneti, CMS, dhe plugins jane pjese e randesishme e saj. S'kam gjete asnji term te pershtatshem dhe heperhe e kam lane plugin.

ps: s'po ma pranon nyjen per tek joomla.org, por aty mund te kerkoni joomla albanian dhe e gjeni

--------------------------------------------------
Note added at 55 mins (2009-06-30 08:42:03 GMT)
--------------------------------------------------

kjo asht nyja qe s'ma pranoi, nese e merr tashti: http://joomlacode.org/gf/project/jtranslation/frs/?action=Fr...

--------------------------------------------------
Note added at 12 hrs (2009-06-30 20:40:30 GMT)
--------------------------------------------------

Kontekst në joomla!: plugini ta mundëson që mbrenda nji artikulli, me sintaksën e caktueme si p.sh. {slimbox images/img_1.jpg,images/timg_1.jpg, nji; images/img_2.jpg, images/timg_2.jpg, dy; images/img_3.jpg,images/timg_3.jpg, tre; images/img_4.jpg,images/timg_4.jpg}, me krijue nji galeri fotosh.

Ajo që ndodh asht që te shkrimi këte kod e interpreton gjuha e programimit (php) dhe ekzekutohet nji funksion i caktuem (krijimi i galerisë). Vizitori sheh në ballinë (front-end) nji ose ma shum foto, që nëse i shtyp të hapin nji dritare e cila mbrapa ka sfond t'errësuem dhe përmban fotogalerinë.

Hierarkia e joomla-s asht e tillë: komponent-modul-plugin (krejt përmblidhen në përgjithësimin extensions, ose zgjatime). Përfytyrojeni kështu: komponenti asht nji gja e madhe që përfshin module dhe plugina, përdoret për nji qëllim madhor, për me ekzekutue ose nji funksion të caktuem (këmbim valutor) ose me krijue nji mjedis të caktuem (me krijue dyqan interneti) dhe në ballinë (front-end) përdoret moduli për të shfaqë anë të ndryshme të këtij komponenti, p.sh. në shembullin e parë moduli ku mundesh me futë valutën për me e ndërrue ose në rastin e shembullit të dytë (komponenti VirtueMart që di unë) ka disa module si lista e artikujve ma të shitun ose e llojeve të mallnave.
Pra, plugini asht nji zgjatim i cili ekzekuton nji funksion të caktuem pa u shfaqë në formë grafike.
Peer comment(s):

disagree Eva T : "Shtojca" është përkthimi i saktë. Vetëm pse e keni përkthyer juve "plugin" nuk është fakt që vërteton se është përkthim i saktë.
54 days
Flm për mendimin modest.
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search