Kur ajo u shpërngul në shtëpinë e tij të vogël në Stroud dhe mori në dorë katër fëmijët e tij të vegjël, ime më ishte tridhjetë vjeç dhe akoma tepër tërheqëse. Ma ha mendja se ajo nuk kishte takuar kurrë më parë një njeri si ai. Ky i ri paksa si tepër moralist, me pamjen e tij prej fisniku të devotshëm, pozat dhe sjelljet, muzikën dhe ambicjet e veta, tërheqjen që rrezatonte, bisedën e këndshme, si edhe hijeshinë trupore, e trullosi mamanë që me shikimin e parë.
Show full text